×
  • Sport
  • Sport

    Tashmë zyrtare, Bayern-Barcelona luhet pa praninë e tifozëve

    Reporteri
    30 Nëntor 2021 | 15:07

    Bayern Munich dhe Barcelona do të përballën në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta Reporteri.

    Dueli do të luhet në stadiumin ‘Alianz Arena’ më 8 dhjetor.

    Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder, ka njoftuar se ky ballafaqim do të luhet pa praninë e tifozëve për shkak të përkeqësimit të gjendjes me koronavirus.

    “Është e rëndësishme të vendosim sot në mënyrë unike për të gjithë vendin që spektatorët të mos pranohen. Nëse kjo nuk funksionon në nivel federal, ne do ta bënim të vetëm në nivelin bavarez”, tha Söder për televizionin “Bayerischer Rundfunk”.
    Kujtojmë që bavarezët e kanë siguruar kalimin tutje duke u pozicionuar në vendin e parë në Grupin E me 15 pikë të arkëtuara, kurse blaugranët në të dytin me 7 sosh./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!