×
  • Sport
  • Sport

    Tatuazhi i Xhakës bëhet temë te Zvicra

    Reporteri
    08 Qershor 2021 | 6:57

    Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka bërë një tatuazh pak ditë para fillimit të Kampionatit Evropian.


    Dhe kjo është bërë temë te Zvicra dhe te mediumet e këtij vendi. Drejtori i përfaqësueses së Zvicrës, Pierluigi Tami ka thënë të hënën se Xhaka ka gabuar që ka vizituar studion e tatuazheve.

    “Ishte një gabim që e bëri Graniti. Kemi pasur një bisedë interne për këtë, por çështja është zgjidhur tashmë. Ne duam të fokusohemi në sport dhe në ndeshjen e së shtunës ndaj Uellsit”, ka thënë Tami për “blick”.

    Të gjithë në përfaqësuesen e Zvicrës kanë pranuar rezultat negativ në testimin për koronavirus. Blick ka pyetur nëse tatuazhi i Xhakës paraqet rrezik në kohën e koronavirusit. Mjeku i Zvicrës ka thënë se rreziku është i vogël.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!