×
  • Sport
  • Sport

    Tchouamen në drejtim të Real Madridit për shifrën e 60 milionë eurove

    Reporteri
    28 Mars 2022 | 13:43

    Real Madridi, e ka Aurelien Tchouamen në listën e objektivave për afatin kalimtar të verës. Për të siguruar shërbimet e lojtarit të Monacos, Real Madrid duhet të paguajë hiç më pak se 60 milionë euro, raporton Marca, transmeton Reporteri.net.

    Duket një shumë e shtrenjtë, por është e qartë se Real Madrid nuk ka një zëvendësues ideal për Casemiron.

    Sipas skautëve nga Madridi, Tchouamen shihet si lojtar perfekt i cili do të mbulonte pozitën e mesfushorit defansiv, njëkohësisht ai shihet si zëvendësues ideal i Casemiros.

    Ish-lojtari i Rennes mund të luajë në disa role në mesfushë, por ai tashmë ka shprehur dëshirë që të luajë në pozitën e mesfushorit qendror. Lojtari i Monacos shënoi golin e tij të parë për Francën kundër Bregut të Fildishtë dhe askush nuk dyshon se ai ka fituar vendin e tij nën drejtimin e Didier Deschamps.

    Për t’i siguruar shërbimet e Tchouamneit janë të interesuara edhe klube si: Paris Saint Germian dhe Chelsea.

    Sipas Transfermarkt, kartoni i Tchouamenit vlerësohet në shumën e 40 milionë eurove./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!