Në kuadër të aktiviteteve vijuese me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, të dielën në Stadiumin Kampi Nacional në Hajvali zhvillohet ndeshje futbolli midis deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Kështu bëri të ditur Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate për media.
“Në kuadër të aktiviteteve vijuese me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, të dielën, më 30 qershor 2024 në Stadiumin Kampi Nacional në Hajvali zhvillohet ndeshje futbolli midis deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në komunikatën e Kuvendit të Kosovës.
Ndeshja fillon në orën 19:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Radiotelevizionin publik të Kosovës (RTK). /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.