×
  • Sport
  • Sport

    Të gjitha rezultatet e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, befasi në disa prej tyre

    Reporteri
    04 Tetor 2022 | 23:22

    Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e së martës në kuadër të xhiros së tretë, të fazës së grupeve, në Ligën e Kampionëve.

    Në Grupin A, Napoli triumfoi ndaj Ajaxit me rezultat 6-1, gjersa në përballjen tjetër, Liverpooli fitoi ndaj Rangers, me rezultat 2-0.

    Derisa në Grupin B, Club Brugge e befasoi Atletico Madridin, duke e mposhtur me rezultat 2-0, teksa Porto e mposhti Bayer Leverkusenin.

    Në Grupin C, Bayerni e shkatërroi Viktoria Plzen, me rezultat 5-0, derisa në derbin e natës së sotme, Interi shënoi fitore ndaj Barcelonës, me rezultat minimal 1-0.

    Në Grupin D, Marseille triumfoi ndaj Sporting CP, me rezultat 4-1, derisa Entracht Frankfurti me Tottenhamin kanë ndarë pikë, pasi përfundoi me rezultat 0-0.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!