×
  • Sport
  • Sport

    Të gjithë folën për Muriqin e Celinën, por heroi i vërtetë ishte Haliti

    Reporteri
    08 Shtator 2019 | 19:33

    Fidan Haliti shpëtoi gol të sigurt për Kosovën teksa largoi topin nga vija fatale


    Kosova dje e mposhti Çekinë me rezultat 2-1 dhe tani është në vendin e dytë në tabelë me 8 pikë pas katër ndeshjeve, shkruan Reporteri.net

    Vedat Muriqi dhe Bersant Celina ishin dy lojtarët që u përmenden shumë për paraqitjet që treguan, por heroi i vërtetë i këtij takimi ishte mbrojtësi, Fidan Haliti.

    Po zhvillohej minuta e 81-të me rezultatin që ishte 2-1 në të mirë të Kosovës dhe çekët për pak sa nuk e shfrytëzuan gabimin e Aro Muric.

    Muric nuk arriti ta kap topin në zonën e tij, derisa njëri nga futbollistët çek godet drejt portës, por te vija fatale po qëndronte Haliti, i cili largoi topin dhe shpëtoi gol të sigurt.

    Për më shumë shikoni videon e mëposhtme dhe momentin kur mbrojtësi i Kalmarit shpëtoi golin e sigurt. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!