×
  • Sport
  • Sport

    Të gjithë po flasin për golin e bukur që e ka shënuar Florian Kamberi në stilin e Zinedine Zidane

    Reporteri
    23 Shkurt 2020 | 19:57

    Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Florian Kamberi bëri një paraqitje të shkëlqyer me Ragers të dielën. Ai shënoi një gol dhe dha një asist në barazimin 2-2 të skuadrës së Gerrard në transfertë.


    Kamberi ka shënuar një gol “alla Zidane”, duke barazuar takimin në të 50`, kur gjuajti topi me të djathtën dhe tundi rrjetën. Më pas, Kamberi dha dhe asitin për Aribo. Pas ndeshjes trajneri i Rangers thuri elozhe për futbollistin kuqezi, duke u shprehur:

    “Jam shumë i mërzitur me pjesën mbrojtëse dhe mënyrën sesi ne i kemi pësuar golat. Pjesa e parë për t’u harruar, por kemi bërë kaq shumë gjëra të mira në pjesën e dytë. Të gjithë duhet të flasim sot për Florian Kamberin. Ai ishte i jashtëzakonshëm kur hyri në fushë. Përfundimi i golit i pabesueshëm, guxim i shkëlqyeshëm për të na dhënë edhe golin e dytë,” ka thënë Gerrard.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!