×
  • Sport
  • Sport

    Të gjithë te Barcelona janë jashtëzakonisht të irrituar me sjelljen e Dembeles

    Reporteri
    20 Gusht 2019 | 20:38

    Në mbrëmjen e së premtes, Ousmane Dembele e përfundoi ndeshjen ndaj Athletic Bilbaso në San Mames me probleme të muskujve, që u panë edhe kur po largohej nga fusha.


    Francezi e përfundoi ndeshjen por siklet vazhdoi, me mjekët e klubit që i kishin caktuar një takim për të shtunën në mëngjes për të bërë teste dhe për të kuptuar shkallën e dëmtimit të tij.

    Të gjithë që ishin të përfshirë mbetën të tronditur kur lojtari i krahut nuk erdhi në këtë kontroll.

    Ata u përpoqën ta takonin francezin edhe një ditë pas, por Dembele përfundimisht arriti të hënën për t’iu nënshtruar testeve, gjë që stafin mjekësor dhe stafi trajnues e ka zemëruar.

    Rezultatet treguan një lëndim në muskulin e këmbës së majtë i cili mund ta lërë jashtë fushave për pesë javë.

    Klubi, nga personeli mjekësor deri tek drejtorët dhe madje edhe shokët e tij të skuadrës, janë të zemëruar me lojtarin.

    Sezonin e kaluar, ai u përball me vështirësi pasi qëndroi në shtrat për shumë kohë shkaku i lëndimeve, por joprofesionalizëm po tregon edhe këtë edicion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!