×
  • Sport
  • Sport

    Të gjithë u gëzuan për ‘Raketën’ e Rashicës ndaj Dortmundit – Ky është reagimi i yjeve të Kosovës

    Reporteri
    29 Shtator 2019 | 14:13

    Milot Rashica shënoi gol shumë të bukur në përballjen kundër Dortmundit


    Werderi dje luajtir baraz 2-2 me Dortmundin në Signal Iduna Park me Milot Rashicën që u rikthye në fushë pas një lëndimi që e la atë jashtë për më shumë se një muaj, shkruan Reporteri.net

    Ylli nga Vushtrria realizoi golin e parë në këtë takim dhe atë pas vetëm tetë minutave lojë.

    Ai pranoi një top të bukur nga Klassen dhe më pas shënoi në mënyrë brilante duke e lënë të shtangur portierin e Dortmundit.

    Pas ndeshjes Rashica postoi një foto në Instagram, derisa nuk munguan urimet nga shokët e tij nga Kombëtarja e Kosovës.

    “Urime Raketë,” i ka komentuar Florent Hadërgjonaj.

    “Bravo vëlla” ka shkruar Arbër Zeneli, i cili mezi po pret që të rikthehet në fushë.

    “Bravo vllaçko,” i ka thënë Valon Berisha.

    Këto komente tregojnë se djemtë e Kombëtares së Kosovës janë shumë të bashkuar dhe nuk hezitojnë ta urojnë njëri-tjetrin pas çdo suksesi të arritur.

    Milot, formën e mrekullueshme barte edhe me Kombëtaren në tetor. ‘Bombardoje’ Malin e Zi ashtu si Dortmundin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!