×
  • Sport
  • Sport

    “Të paktën nuk më la për një plak, por për Messin”, flet ish-i i gruas së Leo Messit

    Reporteri
    23 Prill 2022 | 21:49

    Lojtari argjentinas, me famë botërore, Lionel Messi i cili është i martuar me Antonella Roccuzzo thuhej se kishin qenë të dashuruar që nga fëmijëria, por një gjë e tillë duket se nuk është e vërtetë, shkruan Reporteri.net.

    Në kohën kur Messi kishte ndërruar vendbanim nga Rosario për në Spanjë, marrëdhënia e tyre me Antonelën u bë “platonike”, sipas mediumit spanjoll, AS.

    Ndërkaq, e famshmja spanjolle raporton se gruja e Messit në atë kohë kishte qenë me një person, por që emri i tij nuk ishte bërë publik.

    Ndërkaq, më vonë Antonella ndërpreu marrëdhëniet me ish-in e saj dhe rifilloi marrëdhëniet me Leon, me të cilin krijuan familje dhe se janë çift mjaft i lumutr.

    Ndërkaq, e famshmja spanjolle ka sjellur edhe një fjali të ish-it të gruas së Messit:  “Ajo më la, por të paktën nuk më la për ndonjë plak, më la për Messin”.

    Vlen të përmendet se Messi dhe gruaja e tij po kalojnë momente të mira në Paris tani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!