Barcelona pritet të bëjë ndryshime dramatike në skuadër për edicionin 2021/22.
Katalunasit këtë edicion e mbyllën me vetëm trofeun e La Liga-s, derisa ka spekulime të mëdha që edhe trajneri Ronald Koeman mund të shkarkohet në fund të sezonit, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, sipas Mundo Deportivo, pos teknikut holandez edhe disa yje të ekipit të parë mund të shiten.
Mbrojtësi Sergi Roberto pritet të largohet në “Camp Nou”, pasi hynë në vitin e fundit të kontratës.
Dyshja veterane Sergio Busquets dhe Gerard Pique gjithashtu duhet të pranojnë zbritjen e pagës, përndryshe do iu kërkohet të largohen nga klubi.
Ndërsa, ylli Antoine Griezmann gjithashtu thuhet se mund të largohet, duke marrë parasysh interesimin e top klubeve evropiane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.