Kombëtarja e Kosovës sonte u mposht nga Maqedonia e Veriut me rezultat 2-1 dhe kështu mbaroi ëndrra për një kualifikim në Kampionat Evropian
Futbollistët e Kosovës janë shumë të zhgënjyer pasi shpresonin shumë që ta fitonin këtë ndeshje, shkruan Reporteri.net
Pas ndeshjes Florent Hadërgjonaj dhe Fidan Aliti mezi gjetën fjalë për të folur. Të dy ishin shumë të mërzitur për humbjen që e pësuan sonte nga Maqedonia.
“Normalisht që vështirë me gjetë fjalë mas kësaj lojes. Për mu ish kanë ma mirë mos me shënu dhe të fitonim si skuadër. Ne kemi qenë të përgtitur që të fitojmë dhe ta kënaqim popullin tonë. Vështirë me gjet fjalë pas kësaj ndeshje. Patëm shansë të mirë në fund. Duhet me kqyrë dhe me kalu këtë fazë të vështirë, pasi kishim një ëndërr për t’u kualifikuar në Evropian.E kemi ditur që ska me qenë lehtë, por golat që i kemi pranuar kanë qenë dhurata, nuk patëm koncentrimin e mirë. Vështirë tash mas lojës me gjetë çka ke mirë e çka keq. ” ka thënë Hadërgjonaj pas ndeshjes.
Edhe Aliti ishte shumë i mërzitur, madje ai kishte rastin për ta barazuar rezultatin në 2-2, por Dimitrevski priti në mënyrë heroike goditjen e tij.
“Jemi të mërzitur, arsyeja shumë vështirë me thënë, kemi pësuar dy gola që s’ka qenë nevoja. Ky është futbolli duhet me pranu edhe humbjen. Unë mendoj se ne kemi luajtur më mirë, për mu Maqedonia nuk ka qenë e fortë, por sdi, jemi të mërzitur pas kësaj loje,” ka thënë Aliti. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.