×
  • Sport
  • Sport

    Telashe te Barça pak orë para ndeshjes me Interin

    Reporteri
    02 Tetor 2019 | 17:13

    Ernesto Valverde nuk ka opsione për krahun e majtë pasi Junior Firpe ka pësuar një lëndim dhe Jordi Alba e ka të pamundur që të luajë sonte


    Barcelona e pret Interin në Camp Nou me ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve, shkruan Reporteri.net

    Skuadra e udhëhequr nga Ernesto Valverde ka probleme të shumta me lëndime dhe pika më e dobët për ndeshjen me Interin pritet të jetë krahu i majtë.

    Junior Firpe ka pësuar një lëndim muskulor dhe vetëm pak orë para ndeshjes është konfirmuar se ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës.

    Por, Valverde për ndeshjen e sontme mund ta përdor Nelson Semedon si mbrojtës të majtë dhe në krahun e djathtë të luajë me Sergi Roberton. Megjithatë të presim dhe të shohim se çfarë do të bëjë Valverde dhe se cila do të jetë zgjidhja e tij. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!