Krerët e Chelseat vendosën sot që të shkarkojnë trajnerin Thomas Tuchel, vetëm pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara në Premier Ligën angleze.
Tani po qarkullojnë spekulime të shumta për arsyen që qëndron prapa këtij shkarkimi, ku nga shumë media thuhet se nuk është shkaku i humbjes së mbrëmshme kundër Dinamo Zagrebit në Ligën e Kampionëve, përcjell KosovaPress.
Besohet se që nga fillimi i kësaj vere janë rritur tensionet mes Tuchelit dhe pronarëve të rinj të kryesuar nga Todd Boehly, ndërsa nuk ka pasur atmosferë të mirë edhe në zhveshtore mes lojtarëve dhe trajnerit gjerman.
Siç raportohet nga “Sun Sport”, pronari i “Bluve”, Boehly e shkarkoi Thomas Tuchelin në një telefonatë 10 minutëshe, pasi që e kishte thirrur atë në një konferencë telefonike me krerët e Chelseat.
Tuchel thuhet se kishte kërkuar më shumë kohë nga Boehly për t’iu rikthyer rezultateve pozitive, por trajnerit gjerman i është thënë se atij i ka skaduar koha.
Tuchel kishte mbetur i habitur derisa e pranonte lajmin që iu kumtua.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.