Kombëtarja e Kosovës sonte luan ndaj Spanjës takimin e dytë të grupit B, në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
“Dardanët” vinë pas një humbje 3-0 në shtëpi nga Suedia, teksa do synojnë të bëjnë më mirë përball “Stuhisë së Kuqe”, në takimin që zhvillohet në stadiumin “La Cartuja” në Sevilla.
Televizioni publik spanjoll (TVE) nuk ka ndërprerë transmetimin gjatë intonimit të himnit të Kosovës, por në grafikat e paraqitur, emri i Kosovës është shkruar me shkronja të vogla, duke mos treguar respekt për shtetin e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.