Manchester United zhgënjen të gjithë tifozët në ndeshjen e parë të kampionatit anglez.
Pritshmëritë për të besuarit e Ten Hag ishin të mëdha, por sot në Old Trafford pësuan humbje 1-2 nga Brighton.
Në minutën e 30-të, një assist perfekt i Dany Welbeck nxjerr me portën e boshatisur Gross, i cili nuk e ka të vështirë të shënojë me portën e boshatisur.
31 vjeçari Gross “tund rrjetën” për herë të dytë brenda pjesës së parë. Gjermani nuk fal pas një topi të kthyer nga De Gea.
Skuadrat shkojnë me rezultatin 0-2 në dhomat e zhveshjes. Trajneri i “Djajve të Kuq”, Ten Hag nxjerr në nxehmje Cristiano Ronaldon, me shpresën për përmbysje.
Goli që do ngushte shifrat do vinte në të 68-tën. Brighton është më të vërtetë pa fat pas një autogoli të Mac Allister.
Ekipi nga Manchesteri rrit presionin dhe i shkon shumë afër barazimit me Diego Dalot, por goditja e këtij të fundit ndalet me vështirësi nga portieri musafir Sanchez.
Ekipi mik mobilizohet mjaft mirë në minutat e fundit, duke qëndruar në prapavijë dhe duke ruajtur me fanatizëm rezultatin deri në fund.
Në sfidën tjetër, Brighton pret në shtëpi Neëcastle, ndërsa Manchester United do masë forcat në transfertë me Brighton.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.