×
  • Sport
  • Sport

    Tenis, Kosova shënon fitoren e parë në “Davis Cup”

    Reporteri
    19 Korrik 2019 | 22:46

    Pas tri humbjeve rresht, Përfaqësuesja e Kosovës në tenis ka shënuar fitoren e parë në “Davis Cup”, pasi të premten mposhti 2:1 Andorrën, njoftoi Federata e Tenisit e Kosovës (FTK).


    Kosova në “Davis Cup”, po garon në kuadër të Grupit IV të zonës së Evropës, kurse fitoren ndaj Andorrës e konfirmoi në meçin vendimtar që u zhvillua në çifte.

    Granit Bajraliu e Genc Selita triumfuan 2:1 në sete (6:7, 6:3, 6:4) për të konfirmuar fitoren 2:1 në fitore.

    “Përfaqësuesja e Kosovës në tenis sot, për herë të parë në historikun e saj të shkurtër të pjesëmarrjes në garat zyrtare ndërkombëtare, arriti fitore të përgjithshme kundër një shteti tjetër”, thuhet në njoftimin e FTK-së.

    Krahas fitores në çifte, Kosova ka regjistruar edhe një fitore në konkurrencën individuale, të cilën e regjistroi Bajraliu 2:0 në sete (7:6, 6:4).

    Pas kësaj fitore, Kosova u rendit e katërta në kuadër të grupit B, të cilin e përbëjnë edhe Irlanda, Malta e San Marino. Të shtunën (sot) Kosova do të luajë për pozitën 7-8 për plasman të përgjithshëm të Grupit IV për Evropë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!