Teniseri serb Novak Gjokoviq pati një diskutim të ashpër me gazetarin amerikan Bill Simons pas një triumfi në Wimbledon në raundin e dytë, shkruajnë mediat serbe, transmeton Reporteri.net.
Gazetari amerikan nuk u interesua shumë për fitoren e lojtarit serb, por ai iu referua rastit të Justin Gimelsöb, i cili së fundi u dënua me tre vjet burg për shkak të sulmit ndaj një miku dhe gruas së tij.
Gimelsob është shumë i afërt me teniserin serb dhe raportohet se kanë bashkëpunim shumë të mirë.
Gazetari vazhdimisht e ka pyetur Gjokoviqin se a mendon se miku i tij është fajtor mbi akuzat për dhunë, mirëpo ai ka refuzuar ti përgjigjet. Në një moment situata është tensionuar dhe teniseri serb i është drejtuar gazetari me fjalët: “Nuk ka nevojë të më sulmoni”.
“Nuk ka nevojë të flisni me mua në këtë mënyrë, ndihem sikur më fajëson për diçka që ai e ka bërë apo që po e mbështes.Po ju them një gjë tjetër, kam marrëdhënie të mirë me të, gjithmonë kam pasur, nuk do të gënjej. Kjo që ka ndodhur sigurisht ndryshon shumë gjëra në lidhje me të ardhmen e tij në sportin tonë, por nëse nuk është kështu, nëse nuk është fajtor atëherë ai mund të vazhdojë”, u shpreh ndër të tjera Gjokoviq. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.