×
  • Sport
  • Sport

    Tenisti australian e humbet kontrollin, fjaloset me gjyqtarin dhe thyen reketin

    Reporteri
    30 Mars 2022 | 16:21

    Nick Kyrgios e ka humbur kontrollin në meçin e radhës në Miami Open.

    Tenisti australian e humbi edhe një herë qetësinë në humbjen që e pësoi në rundin e katërt të kësaj gare nga Jannik Sinner, 6-7 e 3-6.

    Në fakt, ai fillimisht shkoi dhe u fjalos me gjyqtarin e karriges, Carlos Bernardes, por nuk u ndal me kaq.

     

    “E pabesueshme”, u dëgjua duke thënë ai fillimisht.

    “Miami është njëri prej turneve më të mëdhenj dhe ju djem nuk mund ta bëni punën tuaj siç duhet. Është e turpshme”, ka thënë numri 102 në botë.

    Më pas, nga nervoza duke shkuar tek pozicionimi i tij ai e theu reketin duke e përplasur disa herë me fuqi përtoke.

    Me këtë rast ai doli nga vetja dhe nuk ishte më asnjëherë vetja në setin e dytë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!