×
  • Sport
  • Sport

    Tensione te klubi i madh evropian, presidenti kap për fyti bashkëpunëtorin e tij

    Reporteri
    28 Shtator 2019 | 12:58

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në klubin portugez të Benfikës


    Presidenti Luis Filipe Vieira, i cili drejton prej 16 vitesh, “Shqiponjat e Lisbonës”, nuk është përmbajtur gjatë Asamblesë së Përgjithshme të klubit, të mbajtur ditën e djeshme në ambientet e stadiumit “Da Luz”, duke kapur për fyti një nga bashkëpunëtorët e tij.

    Sipas “A Bola”, 70-vjeçarit, nuk i ka pëlqyer fjalimi i bashkëpunëtorit, duke e kapur fort nga qafa të riun. Është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë që situata të mos degjenerojë.

    Bashkëpuntori i Vieirasë ka vënë në dyshim integritetin e organeve drejtuese të Benfikës, teksa ka pretenduar se presidenti ka një dashuri të pistë ndaj klubit. Kaq ka mjaftuar që 70-vjeçari të shpërthejë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!