E kush nuk do të dëshironte që ta realizonte një fotografi me Cristiano Ronaldon?
Një tifoz i flaktë i yllit portugez mbrëmë hyri në fushë për të realizuar një foto me idhullin e tij, por që gjërat nuk shkuan siç ai e kishte planifikuar, shkruan Reporteri.net
Ronaldo nuk e mirëpriti fansin e tij, të cilin e shtyu që të dilte nga fusha, por ai refuzoi një gjë të tillë ku më pas iu gjunjëzua portugezit.
Më pas erdhi edhe reagimi i sigurimit të cilët e larguan tifozin që kishte hyrë në fushë.
Megjithatë, Ronaldo ndoshta kishte arsyet e veta pse veproi kështu, skuadra e tij u mposhtë nga Lyoni me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë të fazës 1/16 të Ligës së Kampionëve. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.