Gerard Pique dhe Clara Pia janë çifti më i diskutuar për momentin. Ish-futbollisti i Barcelonës tradhtoi Shakirën me 24 vjeçaren, me mediat që kanë filmuar çiftin e ri në rrugët e Barcelonës.
Në momentin që gazetari pyeti Pique-në dhe Pia-n për marrëdhënien e re, e dashur e Pique ka dashur mos jetë në fokusin e kamerave duke u përplasur me një shtyllë në rrugë.
Momenti i sikletshëm është kaluar me humor, teksa as Pique nuk ka mbajtur të qeshurën duke pyetur të dashurën sesi ishte. Kujtojmë se pas më shumë se 10 vitesh martesë, Pique dhe këngëtarja Shakira (kanë së bashku 2 fëmijë) u ndanë pasi në mes hyri 24 vjeçarja Clara Pia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.