Marc-Andre ter Stegen u shndërrua në hero me një pritje madhështore dhe vendimtare në fitoren e Barcelonës 1:0 kundër Real Mallorcas të dielën.
Luuke de Jong e shënoi golin e vetëm dhe të triumfit në Palma de Mallorca, duke e kthyer skuadrën e trajnerit Xavi Hernandez në binarë për top katërshe në La Liga, raporton Gazeta Express.
Por ishte portieri gjerman Ter Stegen heroi i mbrëmjes për katalonasit, pasi ia mohoi golin Jaume Costa duke e pritur goditjen e tij të fuqishme nga afërsia në mënyrë mahnitëse.
Kjo fitore, vetëm e dyta për Xavin në pesë ndeshjet e fundit, e dërgon Barcelonën në pozitën e pestë dhe vetëm një pikë larg vendit të katërt, ku ndodhet kampioni në fuqi Atletico Madrid me 31 pikë.
Të dy skuadrat ishin të mangëta me mungesa të mëdha për shkak të përhapjes së madhe të koronavirusit në futbollin spanjoll dhe si pasojë e lëndimeve.
Barcelonës i munguan 16 lojtarë të ekipit të parë, shumica të prekur nga virusi dhe disa të lënduar e pezulluar. Mallorcas i munguan 12 lojtarë, shumica dërrmuese të sëmurë me virus.
Skuadra katalonase e kishte ndeshjen nën kontroll pothuajse gjatë gjithë kohës, përveç në çastet e fundit kur vendasit i rriten përpjekjet për ta shmangur disfatën, e cila ishte e shtata këtë sezon për ta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.