Slavia Praha, Sivasspori dhe Cluj janë kundërshtarët e Ballkanit në fazën e grupeve të UEFA Conference League.
Ballkani është pjesë e Grupit G të Ligës së Konferencës.
Ballkani shkroi historinë duke u bërë skuadra e parë kosovare që arrin fazën e grupeve në garat evropiane.
Kampioni i Kosovës fillimisht kishte nisur garat në eliminatore e UEFA Champions League, ndërsa pas eliminimit i ishte dhënë edhe një rast i dytë në UEFA Conference League.
Skuadra e udhëhequr nga trajneri Ilir Daja kishte eliminuar La Fioritan, Klaksvikun dhe tashmë Shkupin për të siguruar inkuadrimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Liga e Konferencës është garë e nivelit të tretë në Evropë për klube, teksa ky është sezoni i dytë që zhvillohet kjo garë. Vitin e parë trofeun e Ligës së Konferencës e kishte fituar skuadra e Romës në krye me Jose Mourinhon. /paparaci
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.