×
  • Sport
  • Sport

    Tërmeti në Turqi, kapiteni i skuadrës nga Kosova flet për gjendjen e krijuar atje

    Reporteri
    25 Janar 2020 | 8:13

    Një termet i fuqishëm gjatë ditës së djeshme ka prekur Turqinë, i riterit 6.8 ballësh.


    E në shtetin turk gjenden edhe disa skuadra kosovare ku po zhvillojnë fazën përgatitore, shkruan Gazeta Olle.

    Kapiteni i Gjilanit, Ylber Kastrati në një prononcim për gazetën tha se skuadra e tij gjendet e qetë por shtoi se ndjen dhimbje për popullin turk pasi një ngjarje të tillë është e freskët edhe te populli shqiptar.

    “Janë raste ku nuk ka ndikim faktori njëri. Ne si skuadër nuk e kemi ndjerë tërmetin në fjalë, por jemi njoftuar me anë të mediave të ndryshme. Unë shpreh dhimbjet e mia më të sinqerta për popullin turk, pasi ngjarje të njëjtë e kemi të freskët vetëm disa muaj më parë pas tërmetit në Shqipëri”, tha fillimisht Kastrati.

    Tutje, Kastrati tha edhe pse tërmeti nuk është ndjerë në kampin e skuadrës së tij, ai tha se shqetësimi është ndjerë tek bashkëlojtarët por kjo gjë sipas tij është normale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!