Teuta është fituese e Kupës së Shqipërisë për sezonin 2019-2020.
Skuadra e Martinit triumfoi pastër 2-0 në finale e luajtur në “Air Albania” kundër Tiranës.
Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për durrsakët që do të gjenin rrugën e rrjetës që në minutën e dytë. Pas një goditje nga këndi Rustem Hoxha godet mjaft mirë me kokë duke e dërguar topin në trekëndësh.
Tirana hidhet në sulm në kërkim të golit të barazimit, teksa në fraksionin e dytë i afrohet shumë pranë me Ngoo dhe Torasën.
Në momentin më të mirë të skuadrës së Egbo, Lorenc Vila është në vendin dhe në kohën e duhur për ta devijuar topin në rrjetë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.