×
  • Sport
  • Sport

    Tha se Roshi është më i mirë se Zeneli, analisti shqiptar turpërohet kur sheh statistikat

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 18:55

    Ditët e fundit ka pasur zëra duke krahasuar futbollistët që luajnë për Kosovën dhe ata për Shqipërinë.


    Një analist nga Shqipëria ka thënë që përveç Rashicës anjë tjetër nuk do të kishte vend në formacionin e Edoardo Reja.

    Ai madje ka përmendur Roshin si një futbollist që i përngjan golashënuesit më të mirë të Kosovës, Arbër Zenelit.

    Por statistikat tregojnë diçka tjetër. Roshi është shumë larg klasit të sulmuesit të Reims.

    Odise Rishi me skuadrën e tij në Rusi, Akhmat Grozney për tri sezone ka bërë 54 paraqitje ndërkohë që ka shënuar vetëm 3 gola dhe 5 asistime.

    Në anën tjetër, Arbër Zeneli me Heerenven dhe Reims ka bërë 35 paraqitje duke shënuar 7 gola dhe 14 asistime.

    Sa iu përket ndeshjeve me ekipet kombëtare, sulmuesi i Shqipërisë ka zhvilluar 37 ndeshje duke realizuar katër herë, ndërsa në anën tjetër, sulmuesi i Kosovës ka bërë 17 paraqitje dhe ka shënuar 7 gola, ku aktualisht është golashënuesi më i mirë i Dardanëve.

    Roshi vlerësohet 800.000 euro në ‘Transfermarket’ ndërsa Zeneli aktualisht kushtin 6 milionë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!