Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka dekoruar sot kampionin e Botës në boks, shqiptarin Haxhi Krasniqin me “Medaljen Presidenciale të Meritave” për promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe të arriturat e jashtëzakonshme në sport, shkruan Reporteri.
Krasniqi të shtunën ka fituar titullin e Botës në pesha të mesme pasi ka nokautuar Dominic Boselin.
“Rrugëtimi im në sport nuk do ta kishte madhështinë që e ka pa juve. Gazetarë të dashur, faleminderit për gjithçka që keni bërë deri më sot për punën time. Rrugët tona nuk ndahen tani, madje besoj se do të punojmë fuqishëm në ngritjen e sportit e në krijimin e Majlindave, e Robinëve të ri. Andaj ju ftoj të gjithëve që me datë 15.10 në ora 11:00 të mbajmë një konferencë për media në Swiss Diamond Prishtinë. Le ti japim përgjigje të gjitha pyetjeve, le ta sjellim titullin në Prishtinë e amanetin në vend” deklaroi Krasniqi.
Haxhi Krasniqi asnjëherë nuk e ka fshehur prejardhjen e tij dhe gjithmonë është shprehur i gatshëm që një ditë të boksoj në Kosovë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.