Prestigjiozja britanike, ‘The Guardian’ ia ka kushtuar një artikull Kombëtares së Kosovës në futboll, të cilën e vlerëson jashtëzakonisht shumë
Kosova do të përballet me Anglinë më 10 shtator në Southampton në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020, shkruan Reporteri.net
‘The Guardian’ e vlerëson lartë Kosovën dhe përmend ecurinë e saj pa humbje tash e 14 ndeshje.
Kjo gazetë flet edhe për mungesat e Kosovës, ndërsa thekson më shumë ato të Arbër Zenelit e Milot Rashicës.
Ky është artikulli i The Guardian për Kosovën:
Kosova pa yjet para ndeshjes me Anglinë
Suksesi i Kosovës është treguar shumë mirë tashmë dhe ajo do ta vizitojë stadiumin St Mary’s të martën e ardhshme me një ecuri prej 14 ndeshjeve pa humbje, përfshirë një fitore që mori vëmendje kundër Bullgarisë në ndeshjen e fundit.
Ajo është skuadra më e re kombëtare në Evropë, dhe këto ditë, seriozisht vdekjeprurëse dhe kushdo që mendon se Anglia do ta ketë të lehtë duhet të mendojë dy herë, por sa keq që ajo vjen pa dy kërcënimet më të mëdha.
Milot Rashica dhe Arbër Zeneli janë dy prej anësorëve më tërheqës për momentin, por të dytë të lënduar. Mungesa e tyre ia zbeh shanset për t’u kualifikuar në Euro 2020, me Benjamin Kolollin, Hekuran Kryeziun dhe Herolind Shalën që do të mungojnë gjithashtu.
Por, Kosova ka tjerë lojtarë që përbëjnë kërcënim, siç është sulmuesi në formë i Fenerbahce, Vedat Muriqi, dhe Bersant Celina i Sëansea City. Prandaj, nëse Kosova del nga ndeshja e së shtunës kundër Republikës së Çekisë e pa dëmtuar, mbase do të tronditë në Southampton të martën./Reporteri.net/