Veshja e Zinedine Zidane me të cilën njoftoi kthimin në Real Madrid në shumë dimensione po konsiderohet të jetë asapak e përshtatshme.
“Këto xhinse të errëta mund të jenë gozhda e fundit në arkivolin për pantallona të ngushta”, kështu e nis shkrimin prestigjiozja “The Guardian”, ku thuhet se kjo veshje në paraqitjen e tij në Bernabeu, ku kishte shumë kamera nuk ishte aspak e përshtatshme për trajnerin e sapozgjedhur të Real Madridit, transmeton Reporteri.net.
Tutje gazeta shkruan se madje edhe për femra, xhinset e ngushta kanë kaluar në rend të dytë, ndërkohë që burrat po i rikthejnë në trend. Sipas ‘The Guardian’ burrat në xhinse të ngushta gjithmonë janë dukur shumë qesharakë.
The Guardian kujton rastin e Johnny Borrell, i cili kishte një zakon të tmerrshëm për të veshur rroba të bardha që dukej sikur ishin larë në temperaturë 60C.
Prestigjiozja britanike ka komentuar edhe xhaketën e Zidane, shkruan Reporteri.net, të cilën e ka krahasuar me një xhaketë të shkollës, të paktën disa centimetra më të shkurtë.
Ndryshe dy ditë më parë përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Real Madridi ka bërë të ditur se Zinedine Zidane është rikthyer në skuadër dhe do të zëvendësojë Santiago Solarin. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.