×
  • Sport
  • Sport

    “Themele të dobëta” të një klubi si Tottenhami

    Reporteri
    15 Maj 2024 | 12:29

    Menaxheri i Tottenhamit, Ange Postecoglou ka deklaruar se themelet e klubit janë shumë të brishta pas humbjes 2 me 0 nga Manchester City që shkatërroi shpresat për Ligë të Kampionëve.

    Spurs me një fitore të mundshme do ta ndihmonte rivalin lokal Arsenalin në luftën për Premier Ligë, por në të njëjtën kohë do të kishte ende mundësi për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

    “Themelet janë shumë të brishta”, ka deklaruar menaxheri australian. “48 orët e fundit e kanë treguar këtë. Shihet si brenda ashtu dhe jashtë klubit. Shihet gjithkund. Ka qenë ushtrim interesant”.

    Pak para se të niste ndeshja, Postecoglou është shprehur i pakënaqur ndaj disa fansave të Tottenhamit që ishin shprehur të lumtur nëse do të humbnin nga City me qëllim që të dëmtonin mundësitë e Arsenalit për titullin e Premier Ligës.

    Kur Erling Haaland realizoi golin e parë, shikuesit nisën të këndonin: “A je duke shikuar Arsenal?”

    Atmosfera në veri të Londrës ishte e lodhët dhe kur Postecoglou është pyetur nëse ka ndikuar te lojtarët e tij ai ka thënë: “Natyrisht se po. Nuk mund të diktoj se çfarë duhet të bëjnë njerëzit”.

    Australiani gjithashtu ka argumentuar me një fans të Spursit.

    Ka qenë kritik i fansave që duan humbjen e klubit të tyre dhe ka insistuar se dëshiron të ketë sukses me Tottenhamin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!