×
  • Sport
  • Sport

    Thirrjet “Kosova është Serbi” i kushtojnë shumë Çekisë, vjen dënimi i rëndë nga UEFA

    Reporteri
    21 Dhjetor 2019 | 10:54

    Federata e Futbollit e Çekisë është gjobitur të premten nga UEFA, përkatësisht nga Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës (CEDB).


    Kosova më 14 nëntor luajti në Plzen kundër Çekisë ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e EURO 2020 ku u mposht 2-1, shkruan Reporteri.net

    Gjatë këtij takimi ishin shfaqur flamuj të Serbisë në të cilët shkruante: “Kosova është Serbi”.

    Kështu UEFA dje e ka dënuar Federatën e Futbollit të Çekisë me 17 mijë e 500 euro për mesazhet provokuese të tifozëve.

    “CEDB ka vendosur të dënojë Federatën e Futbollit të Çekisë me 17.750 euro për mesazhe provokuese politike dhe për hedhje të gjësendeve”, thuhet në njoftimin e UEFA-s./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!