×
  • Sport
  • Sport

    “Ti nuk ke lidhje për futboll”, edhe Taulant Xhaka i reagon Zana Avdiut pas postimit për vëllain e tij

    Reporteri
    06 Dhjetor 2022 | 14:47

    Vëllai i Granit Xhakës, Taulant Xhaka ka reaguar ndaj analistes Zana Avdiu, pasi ajo e quajti të turpshëm veprimin e Xhakës në ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë.

    Përmes një postimi në Instagram, Taulanti ka reaguar ashpër ndaj Avdiut, duke ia sqaruar ngjarjen në tre pika të shkurta.

    Në postimin e Taulantit, ai pretendon se Zana është e paguar nga dikush, ndërsa Granitin e ka quajtur si shembull për të gjithë shqiptarët.

    “Ti Zana Avdiu a qysh e pate emrin! Ti pika e parë nuk ke lidhje as me futboll! Pika e dytë ti nuk ke lidhje çka ndodh në një fushë futbollit e çfarë emocione ka aty brenda! Pika e tretë ti nuk e njeh aspak familjen Xhaka edhe historinë e babait tim dhe familjes Xhaka. Unë nuk di kush të ka paguar me dal aty e me thonë kësi sene banale. Edhe prapë del në intervista e fol për kërcënime! Granit është shembull për krejt shqiptarët në aspektin pozitiv dhe ti e quan rrugaç? Marre se nuk paske aspak gjak shqiptari ti!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!