×
  • Sport
  • Sport

    Tifozat Kuq e Zi reagojnë pas sulmit të Policisë serbe ndaj lojtarëve shqiptarë: Turpi është mbi FSHF-në

    Reporteri
    07 Prill 2025 | 10:03

    Tifozat Kuq e Zi reagojnë ashpër pas sulmit të Policisë serbe ndaj lojtarëve shqiptarë të KF Ternoci.

    Dje pas përfundimit të ndeshjes Mlladost – KF Ternoci, policia serbe u fut në fushë, duke sulmuar futbollisti Veton Zeqiri, e më pas edhe duke kontrolluar gjithçka në zhveshtoren e klubit shqiptar.

    TKZ thotë se ky veprim është i turpshëm.

    Njoftimi i tyre:

    “Përsëri jemi dëshmitar të dështimit të narracionit se “Sporti është pertej politikës”.

    Shk**jet në çdo moment tregojnë kush janë në raport me shqiptarët. Rasti i fundit është dje me klubin e futbollit Tërnoci. E vetmja organizatë që i amniston këto sulme ndaj qenies shqiptare e nuk i cilëson dashakeqe është FSHF-ja, e cila po organizon “Euro 2027“ me pretendimet se sporti bashkon.

    Turpi është mbi juve!

    KF Tërnoci, nuk jeni vetëm”, shkruhet në njoftimin e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!