‘Puskas Award’, është çmimi që jepet për golin më të bukur të shënuar brenda një viti nga FIFA dhe me sa duket ende pa filluar sezoni mirë, e kemi një fitues tashmë.
Iasmin Latovlevici, ka kapur vëmendjen e kamerave, tifozëve dhe selektorëve mbrëmjen e kaluar me goditjen e tij që la në gjumë portierin e Eskisehirspor, shkruan Reporteri.net
Me 3 pikët tashmë të siguruara duke shkuar në vazhdime dhe Bursaspor ekzekutoi shpejtë një goditje dënimi prej pothuajse gjysmë-pjesës së tyre dhe zgjodhën Latovlevicin i cili vrapoi tek zona e 16-metërshit.
Nga ky krosim, shumica e futbollistëve do ta ndalnin topin dhe do të provonin një krosim në zonë, por i këtij mendimi nuk ishte Latovlevici i cili goditi në volej, goditje kjo si një raketë që përfundoi në portën e Eskisehirspor.
Ky ishte goli që shënoi Latovlevici:
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.