×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët armenë shpalosin parullën “Kosova është Serbi” në ndeshjen ndaj Crvena Zvezdës

    Reporteri
    09 Gusht 2022 | 22:32

    Tifozët nga Armenia kanë shpalosur një parullë skandaloze, ku shkruhet se “Kosova është Serbi”.

    Këtë të martë u zhvillua ndeshja e kthimit mes Pyunik Yerevanit dhe Crvena Zvezdës, në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

    Skuadra serbe fitoi me rezultatin 0:2 dhe ka siguruar kalimin tutje me rezultatin e përngjitshëm 7:0.

    Ndeshja nisi me një skandal nga tifozët e skuadrës armene, të cilët shpalosen një parullë ku shkruhej: “Karabagu është Armeni, Kosova është Serbi”.

    Kjo nuk është hera e parë që armenët bëjnë parulla të këtij lloji, pasi një të tillë e kishin shfaqur edhe në vitin 2014, në ndeshjen mes Kombëtares së Shqipërisë dhe Armenisë. /Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!