Pas humbjes turpëruese në Emirates kundër Manchester Cityt, disa tifozë të Arsenalit i kanë shkruar hapur legjendës së klubit Arsene Wenger.
iMë shumë se një vit e gjysmë pas largimit të Wengerit, tifozët e këtij klubi duket se kanë filluar ta kuptojnë se problemi ishte te zyrtarët e lartë dhe jo te trajneri.
Janë të shumtë ata që tashmë po kërkojnë rikthimin e 70 vjeçarit në krye të klubit.
Ja çka thotë një mesazh emocional i njërit prej tyre:
I dashur Arsene Wenger, të lusim të na falësh që ishim të këqij me ty pasi na bëre ekip të madh në mbarë botën. Të paktën tash e dimë që ky klub nuk e meritonte një personalitet aq të madh e karizmatik si ju. Unë rashë në dashuri me këtë klub shkaku juaj. Dhe po e humbas atë dashuri shkaku i mungesës tënde. Ju ishit i vetmi që i bënte për këtë klub.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.