×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët e Barçës nuk e harrojnë Messin, golin e tij e votojnë si më të mirin në histori të klubit

    Reporteri
    18 Prill 2022 | 16:24

    Tifozët e klubit të Barcelonës po e kanë shumë problem të harrojnë ish lojtarin e tyre, Leo Messi, përcjell Reporteri.net.

    15 vjet më parë, të kësaj dite, ylli argjentinas shënoi golin më të mirë në historinë e Barcelonës, sipas tifozëve të kësaj skuadre.

    E, këtë gol, të cilin tifozët e skuadrës katalunase ia vlerësuan si më të mirin, ai e realizoi në gjysmëfinalen e Kupës së Spanjës, kur ishte vetëm 19-vjeçar, por që për shumë tifozë anë e mbanë botës ky ishte një gol ikonik

    Kësisoji sulmuesi argjentinas kisht dribluar të pothuajse gjysmën e skuadrës e Getafes dhe e dërgoi topin në kuadratin e portës.

    Ky gol krahasuar me të famshmin “Goal Of The Century” të Diego Maradona kundër Anglisë në Kupën e Botës 1986 në Meksikë, ku Messi kishte marrur simpatinë e Maradonës aso kohe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!