×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët e Lakers e caktojnë vendin për funeralin e Kobe Bryant

    Reporteri
    01 Shkurt 2020 | 16:24

    Përderisa hetimet për shkakun e rrëzimit të helikopterit me të cilin po udhëtonin nëntë persona, përfshirë këtu edhe Kobe Bryant, po vazhdojnë ende, tani ka filluar planifikimi i funeralit për legjendën e basketbollit.


    Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna, ishin në mesin e nëntë personave që vdiqën të dielën, pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua mbi lagjen Kalabasas në Los Angeles të Kalifornisë, transmeton Gazeta Express.

    Përderisa hetimet për rrëzimin e helikopterit po vazhdojnë ende dhe mund të zgjasin deri në një vit, kryetari i komunës së Los Angeles, Eric Garcetti, ka qenë në bisedime me vejushën e Kobe Bryant, Vanessan, dhe klubin Los Angeles Lakers për ta zgjedhur datën dhe vendin për funeralin e Bryant.

    “Ne duam t’i dëgjojmë me të vërtetë Vanessan dhe Lakers dhe të sigurohemi që të kemi mundësi të mbajmë zi ashtu siç duhet së bashku, pasi që njerëzit kanë qenë duke e bërë këtë gjë në mënyrë spontane nëpër rrugë gjatë ditëve të fundit”, ka thënë Garcetti.

    “Ne do të jemi këtu, të gatshëm për ta mbështetur familjen në çfarëdo mënyre, kurdo dhe kudo gjatë kësaj periudhë të vështirë”.

    TMZ ka raportuar këtë javë se familja e Bryant dhe bashkëpunëtorët e tjerë janë duke i vlerësuar disa vende të ndryshme ku mund të mbahet ceremonia përkujtimore për ikonën e basketbollit.

    Stadiumi i Lakers, Staples Arena, ishte vendi i parë i propozuar, mirëpo nuk pritet të mbahet aty për shkak të se aty ka vend vetëm për 20 mijë persona. Vendi ku deri më tani ka më së shumti gjasa të mbahet kjo ceremoni është LA Coliseum, ku ka vend për 78 mijë mysafirë.

    Deri më tani, që nga vdekja e 41-vjeçarit, tifozët e tij kanë qenë duke krijuar memoriale për të nëpër qytetin e Los Angelesit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!