Liverpool ka reaguar pas sjelljes skandaloze të tifozëve në rrugët dhe sokaqet e Barcelonës në Spanjë gjatë mëngjesit të sotëm.
Ata që njihen ndryshe edhe si ‘Të Kuqtë’ do të luajnë ndeshjen e parë të gjysmëfinales së dytë të Champions League në stadiumin e madh që zë 105 mijë vetë sonte në mbrëmje.
Në dy video të ndara që dolën në mediat sociale të një njeriu që i gjuante njerëzit në fontanë, ndërsa një grup njerëzish tjerë qeshnin e përqeshnin barcelonasit e sulmuar.
https://twitter.com/MagrinyaJordi/status/1123504639004028929
Klubi në fjalë ka thënë se po punon me Policinë e Merseyside për t’i identifikuar dhe dënuar ata që ishin të përfshirë në këto sulme.
Në dy videot që po bëjnë namin në rrjetet sociale të Internetit, shihen sjellje katastrofale nga tifozët e këtij klubi që sonte mund të fundoset nga lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi.
Gjashtë burra u arrestuan nga Policia Spanjolle dje për një incident tjetër që nuk kishte të bënte me rastet në fjalë.
https://twitter.com/BTVideoClips/status/1123408577128030209
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.