×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët e PSG-së tallen keq me Neymarin, pasi mori karton të kuq për të shkuar në karnavalin e “Rios”

    Reporteri
    24 Shkurt 2020 | 12:35

    PSG fitoi 3-2 në ndeshjen e Ligue 1 kundër Bordeaux në kuadër të xhiros së 26-të.


    Neymar u ndëshkua me karton të kuq në fund të takimit dhe do të mungoj në ndeshjen e fundjavës, shkruan Reporteri.net.

    Sipas AS, braziliani si duket u ndëshkua me qëllim, pasi ka plane për udhëtim gjatë javës.

    Me Neymar tani të padisponueshëm për javën e ardhshme, tifozët e PSG-së kanë bërë shaka se ai qëllimisht u largua në mënyrë që të mund të kthehej në Rio, pasi atje po mbahen karnavalet e famshme.

    Madje edhe shumë tifozë të tjerë thanë se Neymar e kishte ndërhyrë qëllimisht që të ndëshkohej me të kuq, kjo vetëm që të jetë pjesë e “Rio 2020”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!