×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët e Real Madridit në vaj: Na u mohua një penallti e qartë

    Reporteri
    02 Nëntor 2019 | 23:17

    Tifozët e Real Madridit s’janë aspak të kënaqur me barazimin pa gola të skuadrës së tyre kundër Real Betisit sonte, që ua pamundësoi atyre ta zinin pozitën e liderit të La Ligës, pasi që ata besojnë se iu mohua një penallti në minutën e 82-të të ndeshjes.


    Kur kishin mbetur më pak se dhjetë minuta nga fundi i ndeshjes, Karim Benzema e kërkoi një penallti për Real Madridit, pasi futbollisti i Real Betisit e ndali topin me dorë brenda zonës së penalltisë.

    Përkundër që në Spanjë është në fuqi përdorimi i teknologjisë VAR, penalltia s’u akordua dhe kjo i ka zemëruar tifozët e Real Madridit, të cilët u ankuan nëpër rrjete sociale.

    Reagimi i madrilenëve ishte edhe më i ashpër pasi që sot iu referua një penallti Barcelonës që sipas tyre nuk duhej të ishte akorduar pasi që Antoine Griezmann kishte qenë në pozitë jashtë loje në aksionin që çoi te penalltia.

    Megjithatë, sipas rregullave, nëse një lojtar është duke u rrëzuar dhe e prek topin me dorë ose krahë, kur topi është mes trupit të tij dhe tokës, për ta mbajtur trupin e vet e jo me qëllim për ta ndalur topin me dorë, atëherë nuk duhet të referohet penallti.

    Përkundër që ishte vendas dhe e dominoi ndeshjen me posedim te topit dhe numër të rasteve të krijuara për të shënuar gol, skuadra e Zinedine Zidane s’e gjeti dot golin e fitores në 90 minutat e ndeshjes së xhiros së 12-të.

    Në fakt, Eden Hazard shënoi për madrilenët në fillim të ndeshjes, mirëpo goli u anulua për shkak të një pozite jashtë loje. Pas kësaj, mysafirët arritën t’i rezistojnë presionit të vendasve dhe e morën një pikë nga Santiago Bernabeu.

    Pas këtij barazimi, Real Madridi mbetet në pozitën e dytë në tabelën e La Ligës, me 22 pikë të fituara nga 11 ndeshjet e para – gjashtë fitore, katër barazime dhe një disfatë. Ata kanë baras pikë me Barcelonën, por katalonasit e mbajnë kreun për shkak të dallimit në gola.

    Tani, skuadra e Real Madridit do të tentojë t’i kthehet ecurisë së fitoreve në mesjavë, kur do të përballet me Galatasarayn në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. /Gazeta Express/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!