Mbrëmë në ndeshje e zhvilluar ndërmjet, Realit dhe Sociedad, tifozët ‘madrilen’ befasuan me veprimin e tyre në tribuna për sulmuesin, Bale.
Djelmoshat e Zidan nuk lejuan befasinë në ‘Bernabeo’, kështu që arritën ta mposhtin Sociedadin me rezultat final 3:1, shkruan Reporteri. net.
Por, nga e gjithë kjo, me inkuadrimin e Bale në minutën e 64’të në vend të Rodrygo-s, i gjithë stadiumi e vërshëllyen atë, madje ata ngritën edhe një pankartë ku shkruante, “Rodrygo. Vini. Lucas. Bale. Në këtë radhë”, si përgjigje e asaj që Bale është përzgjedhja e fundit e Zidane.
Kujtojmë se ky veprim i tifozëve madrilen vjen, pasi Bale me kombëtaren e Welsit kishte mbajtur një flamur në duar me mbishkrimin: “Uellsi. Golfi. Madridi. Në këtë radhë”.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.