×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët e Tottenhamit do ta duan Mourinhon edhe më shumë pas kësaj deklarate

    Reporteri
    20 Nëntor 2019 | 21:06

    Jose Mourinho sot është emëruar trajner i Tottenham Hotspur


    Klubi nga Londra e Veriut bëri ndryshime në shtabin teknik duke shkarkuar Mauricio Pochettinon dhe duke sjellur në krye të skuadrës, Jose Mourinhon, shkruan Reporteri.net

    56 vjeçari ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare ku do të përfitojë 15 milionë euro në vit.

    Mourinho ka premutar se do të sjell një pasion të madh te Tottenhami dhe ka thënë se është privilegj për të punuar me lojtarët që ka aktualisht në skuadër.

    “Çfarë mund t’ju premtoj? Pasion – për punën time por edhe për pasionin e klubit. Është privilegj për një trajner kur shkon në një klub dhe e ndien lumturinë me ekipin dhe atë që do ta ketë,” ka thënë Mourinho.

    Aventura e Mourinhos tek Tottenham do të fillojë këtë të shtunë ku do të përballet me ëest Hamin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!