×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët e Trepçës ’89 gjejnë një mënyrë të veçantë për ta ndjekur ndeshjen ndaj Prishtinës

    Reporteri
    27 Shkurt 2021 | 17:39

    Prishtina ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim te Trepça’89 në kuadër të ndeshjes hapëse të xhiros së 22.


    Takimi ishte spektakël në vete, me bardhekaltërit e Ramadanit që ia arritën qëllimit fare në sekondat e fundit.

    Lumbardh Dellova hapi serinë e golave në minutën e 53′, ndërsa Arbnor Muja barazoi gjithçka në atë të fundit të kohës së rregullt. Kur u mendua se dueli do të mbyllej me barazim, në skenë doli Leonit Abazi, që me volej-goditje shënoi për 1-2.

    Pas ndeshjes ka pasur disa përplasje verbale mes dy skuadrave, përplasje kjo që lehtësisht ka mundur të kthehet edhe në konflikt fizik, shkruan gazeta blic.

    Poashtu, edhe pse e kanë të ndaluar të shikohen ndeshjet nëpër tribuna shkak i ndalimit për mos-përhapjen e viruist, sot shikuesit e Trepçës ’89 kanë sakrifikuar vetëm e vetëm për ta shikuar klubin e tyre të zemrës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!