Tifozët e Manchester United kanë filluar një protestë të madhe para ndeshje derbi në Angli, Manchester United – Liverpool
Derisa ndeshja mund të mos mbahet, pasi që trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp kishte thënë që do të kërkojnë pikët në tavolinë në rast së tifozët hynë në fushë, gjatë arritjes së autobusit të Reds në Old Trafford, tifozët kanë filluar t’i sulmojnë lojtarët e Liverpool.
Korrespondenti i The Athletic, Dan Sheldon, ka postuar disa video nga vendi i ngjarjes ku tifozët e “Djajve të kuq” kanë hedhur në drejtim të autobusit të Liverpool kanaçe me birrë dhe kanë brohoritur në drejtim të një trajneri fjalën “vrasës”.
Protesta e tifozëve është duke vazhduar teksa ata kanë kërkuar edhe dorëheqjen e pronarëve të klubit, familjen Glazzers.
Sheldon thotë se në disa vende tifozët kanë larguar barrierat e vendosura nga policia, teksa kanë mbetur edhe 20 minuta deri në fillim të ndeshjes.
Kujtojmë së ndeshja Manchester United – Liverpool konsiderohet si derbi më i nxehtë në Angli. Vitin e kaluar Liverpool e kishte shkatërruar me rezultat 0-5 Unitedin në Old Trafford.
Të dy skuadrat kanë pasur një start jo të mirë në fillim të sezonit, me Liverpool që ka barazuar në dy ndeshjet e para, ndërkaq United i ka humbur të dyja. Në ndeshjen e fundit ata u turpëruan nga Brentford në Londër ku humbën me rezultat 4-0./express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.