Në këtë sezon, Juventus nuk ka pasur aspak një fillim të mirë, ku rezultatet e tregojnë më së miri këtë gjë.
Kupa u mbush në ndeshjen e fundit kur Juve u mposht nga Benfica në shtëpi me rezultatin 2-1. Tifozët shpërthyen në stadium dhe në rrjetet sociale duke kërkuar largimin e Allegrit, edhe pse eprorët e klubit i dhanë edhe një shans.
Tashmë, tifozët fillojnë të ëndërrojnë dhe të kërkojnë në stol Zinedine Zidane në vend të Allegrit.
Një ëndërr e cila ndoshta nuk mund të realizohet, pasi francezi është duke pritur përfundimin e Botërorit me shpresën për të marrë drejtimin e kombëtares së Francës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.