×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët nuk respektuan rregullat e distancimit social, ndërpritet finalja e Kupës së Danimarkës

    Reporteri
    02 Korrik 2020 | 13:55

    Finalja e Kupës së Danimarkës në futboll është ndërprerë për rreth 15 minuta sepse tifozët kanë refuzuar të respektojnë rregullat e distancimit social në brendësi të stadiumit.


    Ishte ndeshja e parë e lejuar nga qeveria me rregulla më pak të rrepta në lidhje me parandalimin e rrezikut të infektimit me covid-19 e praktikisht dështoi.

    Në Esbjerg, ishin përballë formacionet e Aalborg e Sonderjyske. Në cdo sector të stadiumit ishte lejuar hyrja e 500 spektatorëve, një pjesë e të cilëve nuk respektoi rregullat e distancimit të parashikuara për dy metra largësi, pavarësisht hapësirës së disponueshme.

    Arbitri ka pezulluar takimin për 15 minuta kur tifozët e Aalborg refuzuan të qendronin në vendet e përcaktuara, pavarësisht ndërhyrjes së policisë e të vetë lojtarëve që janë munduar ti bindin të respektojnë rregullat.

    Në këtë pikë, policia ka evidentuar rreth 40-50 nga këta tifozë duke i nxjerrë jashtë stadiumit, për ti hipur në autobus e shoqëruar deri në Aalborg. Ndeshja më pas vijoi normalisht e përfundoi 2-0 për Sonderjyske.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!