×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët ultras: Hysaj është krimb, Lazio është fashiste

    Reporteri
    20 Korrik 2021 | 8:06

    Tifozët ultras të Lazios e kanë quajtur Elseid Hysajn krimb, pasi ai këndoi një këngë anti-fashiste, duke deklaruar me krenari se klubi i tyre është “fashist”.


    Turma nuk po qetësohet, pavarësisht se pamjet janë fshirë nga rrjetet sociale dhe klubi ka dale me një deklaratë duke kërkuar nga të gjithë që të mos i politizojnë lojtarët e tyre.

    Hysaj iu bashkua ritualit tradicional të klubit dhe u ngrit në darkë për ta kënduar një këngë para bashkëlojtarëve, përcjell Gazeta Express.

    Ai vendosi të këndonte këngën “Bella Ciao”, që në Itali njihet si himni i partizanëve që luftuan regjimin e Benito Mussolinit në vitet 1940-ta.

    Një baner i vendosur nga ultrasit e Lazios u paraqit në brigjet e Romës këtë mbrëmje me mbishkrimin: Hysaj është krim, Lazio është fashiste.

    “Historikisht, tifozët tanë kanë qenë e djathtë ekstreme dhe e them me krenari. Dikush ta këndojë Bella Ciao me fanellën e Lazios është çmenduri. Hyaj ishte gabim, nuk ka arsyetime” – u shpreh Franco Costantino, një nga liderët e tifozëve të Lazios.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!