Premierliga ndër vite ka pasur futbollistët dhe kapitenët më të mirë të të gjitha kohërave.
Duke filluar nga katërshja e madhe angleze e Chelseat, Manchester United, Liverpool dhe Arsenal, kanë pasur kapitenët legjendarë, shkruan Reporteri.net
Manchester United ka pasur Roy Keane, Chelsea ka pasur John Terryn, Liverpool ka pasur Steven Gerrard, ndërsa Arsenal Patrick Vieiran.
Tifozët kanë pasur mundësi të votojnë për të preferuarin e tyre, ndërsa për shumkë rezultatet kanë qenë befasuese.
Kapiteni i Manchester United ka dalur i pari nga votat e grumbulluara me 37 % të totalit, i ndjekur nga Steven Gerrard me 30 %, John Terry 19 % dhe krejt në fund kapiteni i Arsenalit me vetëm 14 % të votave.
Kjo listë ka lënë të zhgënjyer më shumë tifozët e Liverpoolit dhe të Chelseat të cilët kanë pritur plasman më të mirë për kapitenët e tyre./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.